Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos.
Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit.
Miremengjesi dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.