Sotm Kryeministri Edi Rama, ka thirrur Asamblenë, e cila mbahet në orën 17:00, ku pritet të ketë një “furtunë” të vërtetë në qeveri.

Burime te sigurta bejne me dije per Jugulajm.net se do të ketë një fjalim të fortë nga kryeministri Rama.

Behet fjale nga ato fjalime që ai shpreh pakënaqësitë, por dhe rezultatet që ka pasur në qeverisjen e tij.

Gjithashtu të njëjtat burime theksuan se do të ketë lëvizje surprizë në kabinet dhe emra të rinj.

Rama shpesh kohet e fundit ka qëndruar shpesh në rezidencën qeveritare në jug, ku dhe ka mbyllur të gjithë emrat e kabinetit të tij qeveritar, që nuk do të jenë thjesht dhe vetëm në rend ministrash, do të jenë emra surprizë, por gjithashtu më pas do të fillojnë lëvizjet edhe në nivelet e dyta dhe të treta të kabinetit qeveritar.

Pra, behet me dije se do kete levizje ne rang ministrash, zv-ministrash, prefektesh, drejtore te pergjithshem etj.