Luigi Soreca kthehet si ambassador i Bashkimit  Evropian në Tiranë.

Mësohet se Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak.

Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022, ndërsa  prej datës 1 shtator ai do të ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.