Juguajm.net zbulon të gjithë dinamikën e incidentit të djeshëm në Buz te Memaliajt, me protagonist Fatjon Isufin, kreun e Njësisë Administrative.
Gjithçka është inskenuar nga deputeti i zones Laert Duraj, me aktorin kryesor kreun e Njësisë Administrative, Buz, Fatjon Isufi.
Mesditën e djeshme në Njësinë Adninistrative Buz, kandidati i PS Gjolek Guci, ishte në takim me disa banorë. Nderkaq pas pak mbërrin edhe kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Albert Malaj. Momentin që vjen ky i fundit, mblidhen banorët e fshatit tek ai duke brohoritur “Berti Berti”.
Në makinat që shoqëronin kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë ishin të dukshme posterat e fotos së kandidatit Malaj. Në këtë moment njëri prej simpatizantëve të pranishëm, dëgjon administratorin e Njësisë Administrative Buz, Fatjon Isufin, teksa i drejtohet dikujt duke i thënë: “Merru targat makinave që erdhën me Bertin, se do të merrem unë me këta që policia t’ua bllokojë”.
Në këtë moment reagon Y.M. dhe K.Z. simpatizantë të opozitës dhe i drejtohen Isufit, që mos të ndërmarrë veprime të tilla arbitrare, ashtu sikurse presionon të varfërit me ndërprerjen e ndihmës ekonomike që të japin votën për Gjolek Gucin.
Kaq ka mjaftuar dhe dy pjestarët e opozitës kanë marrë udhën më të poshtë Buzit me mjetet e tyre, ndërkohë që policia sa hap e mbyll i ndesh rruges dy simpatizantët opozitarë. I shoqëron ata pasi kishin marrë denincimin absurd nga administratori i Buzit sikur e kishin kërcënuar. Shoqërohen në polici të dy simpatizantët dhe pyeten në prezencë të avokatit ku rrëfejnë ngjarjen dhe ku kanë kërkuar ballafaqim me Fatjon Isufin, për gjithçka që ka ndodhur.
Policia refuzon ballafaqimin dhe ndërmerr akte kërcënuese ndaj simpatizantëve opozitar të ndaluar. Në këtë moment para Stacioinit Policor të Memaliajt, mblidhen qindra përkrahës të opozitës të cilët kërkojnë lirimin e dy të ndaluarve. Situata tensionohet jashtë mase pasi kanë kërkuar të japin deshminë e tyre dhjetëra njerëz kundër administratorit të Buzit, Fatjon Isufi, i cili i kërcënon vazhdimisht ditët e fundit me bukën e gojës dhe heqjen e ndihmës ekonomike familjeve të varfëra në zonë nëse nuk votojne kandidatin e PS.
Pas presionit shumë të madh dhe pa prova, dy simpatizantët e Koalicionit Bashkë Fitojmë, lirohen dhe “porositen” nga drejtuesi i Stacionit Policor në Memaliaj, Altin Zeqiri, se nëse do të vijojnë fushatën për Albert Malajn, do t’i fusë në burg për 7 vjet.
Pra kjo ishte dinamika e ngjarjes e një dite më parë, ndërkohë që Policia e Gjirokastrës, ka deformuar krejtësisht ngjarjen, duke u bërë palë me pushtetin me deklaratën e sotme për shtyp.