Dëbohet me dhunë gazetari Enver Doçi nga një takim elektoral i PS.

Gazetari donte të merrte pjese në takimin elektoral të ministres Belinda Blluku por nuk është lejuar nga truprojat e Ballukut, që kane tentuar ta godasin.

Gazetari shprehet se ka shkuar në takim si qytetar i thjeshtë dhe është pyetur se për kë voton, e më pas truproja ka tentuar ta sulmojë.

“U futa brenda nuk kisha as kamera dhe pasi shoqëruesi i Ballukut më doli para dhe më bllokoi rrugën. Më tha “Kush je? Ku shkon? Me kë parti je?”. I thashë që vota është e fshehtë. Unë do futesha brenda si banor.

Turpëroja, pasi i thashë që do futem brenda më tha kush je, i tregova emrin dhe i thashë që jam banor I qarkut Dibër. Në atë moment kam ndezur celularin dhe kam regjistruar bisedën që bëra. Ai nuk fliste por bënte gjeste me duar. Ai është i shëndoshë, i veshur me rroba të zeza. Ai tentoi të më qëllonte, unë nuk isha si gazetar, por si qytetar i thjeshtë” -ka thënë gazetari Doçi.