Ministrja e Ekonomisë dhe Finacave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së sotme u shpreh se qeveria nuk ka ende një politikë mbështetëse për pensionistët, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Ibrahimaj bëri të ditur se duke filluar nga data 1 prill do të aplikohet paga minimale prej 40 mijë lekësh.

“Ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Ne Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Një ndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. nga data 1 prill do të  aplikohet paga minimale prej 40 mijë lekësh.

Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill”, u shpreh Ibrahimi.