Sot është firmosur marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”, mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë një ceremonie në kryeministri, Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të marrë disa dronë ‘Bajraktarë’ nga Turqia.

Në fjalën e tij Rama tha se, Shqipëria ka hyrë pa radhë, ngaqë ai e ka mik Erdoganin.

Gjithashtu kryeministri u shpreh, se ishte tepër e vështirë që të realizohej një marrëveshje e tillë, por sipas tij, mjafton të jesh në anën e duhur, ndërsa e konsideroi si tepër të rëndësishme atë për marrëdhënien dypalëshe, Shqipëri-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.