Tregimi i ‘muskujve’ kohët e fundit na ka treguar se edhe forca ushtarake është e rëndësishme. Sidomos pas sulmit dhe luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Forca Ushtarake e Shqipërisë vlerësohet e 115-ta nga 142 vende të konsideruara për rishikimin vjetor të “Global Firepower“. Shqipëria mban një rezultat indeksi të Fuqisë Ushtarake prej 3,0023 pikësh.
“Për vitin 2022, Shqipëria renditet e 115-ta nga 142 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së. Ai mban një rezultat PërIndx* prej 3,0023 (një rezultat prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’),”-shkruhet në faqen zyrtare.rënda.
Ndërsa krahasoemi me fuqinë e Hondurasit, Bregut të Fildishtë dhe Tanzanisë.
Kosova nga ana tjetër, renditet edhe më poshtë se Shqipëria, fill në vendin e 140, shumë pranë fundit. Edhe pse ka nisur që të investojë shumë në fuqinë e saj ushtarake. Megjithatë ka ende kohë për t’u përmirësuar.
Në rajon, siç ka ndodhur prej kohësh, Serbia ka forcën ushtarake më të madhe duke u renditur e 61-ta. Ajo ndiqet menjëherë nga Kroacia, e cila renditet e 62-ta dhe Bullgaria e 67-ta. Ndërsa pas tyre ndodhet Mali i Zi, që pozicionohet në vendin e 132-të dhe Maqedonia e Veriut, në vendin e 135.
Vendet me të cilat sigurisht që nuk duhet të bëhet luftë, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Japonia, Korea e Jugut, Franca, Britania, Pakistani, Brazili etj. Me fuqinë ushtarake që kanë, janë në “TOP 10” e botës. Për të bërë përllogaritjen, sipas indeksit, shihen edhe mjetet e patrullimit (19 të tilla) dhe borxhi i jashtëm i vendit, pozita gjeografike, etj.