Aktori Ervin Bejleri ne nje emision televiziv është shprehur, se ka menduar që të largohet nga Shqipëria për shkak se jetesa është e vështirë dhe ku vlerësohen idiotët dhe Tik Tok-ët.
“Kam menduar dhe mendoj të iki sepse e shoh një formë të pashpresë të jetuarit mirë me këtë profesion në Shqipëri. Në një vend si Shqipëria ku vlerësohet Tik Toku, Reels-at, idiotizmi momental i disa personazheve që dalin dhe kanë pas vetes po disa idiotë të tjerë. Fatkeqësia është që shumë TV i shkojnë prap kësaj turme, ndërkohë që misioni i tyre është t’i edukojnë. Morali çon përpara shoqërinë, familjen.”, – është shprehur aktori Bejleri.