Një 34-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhjen e tre teqeve në Kolonjë.

Policia dyshon se 34-vjeçari L.A., është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë.

Po vijojnë hetimet për kapjen e tij dhe vënien në pranga.