Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se kanë goditur me automjet kunatin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje për shkak të një konflikti familjar. Për pasojë është lënduar 38 vjeçari me inicialet A.M, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.