Shoqata e infermierëve ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri është krizë për personel shëndetësor pasi ka mungesa mjekësh dhe infermierësh.

Përmes një reagimi në fb thotë se shumë spitale shtetërore, por edhe private nuk kanë mjekë apo infermierë specialist.

“Sikur të mos mjaftonte kjo ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

Pse vallë kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne të largimeve masive nga Shqipëria të mjekëve dhe infermierëve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria për të mos dalë zbuluar që nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit të dalë në pension për t’ju bashkuar për të shërbyer”, shkruan Shoqata e Infermierëve.

Ndër të tjera ngre pyetjen se kur do të ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të kthehet monopol i një grupi mjekësh.

“Mos vallë duhet t’i kthejë sytë Ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësor në vend? Nuk keni parë gjë akoma…pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemoragji në Shëndetësi”,shkruan Shoqata e Infermierëve.