Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë.

Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë.

Ngjarja ndodhi në unazën e qytetit, për shkaqe momentalisht të qarta.

Sipas KlanNews në momentin që dalloi flakët, shoferi i makinës doli menjëherë prej saj, duke shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve që bënë të mundur shuarjen e flakëve, shkoi edhe policia.

Kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.