Biznesmeni Artan Gaçe është paraqitur sot në SPAK për të dhënë dëshmi në lidhje me një akuzë të ngritur nga kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.
Besohet se dëshmia e tij ka lidhje edhe me deshminë që ka dhënë një ditë më parë në SPAK, kryetari ende në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Biznesmeni Artan Gaçe është ndërkohë i shoqi i ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe më herët ka qënë edhe deputet i PS.