Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidën me Republikën Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”. Takimi, i  cili do të luhet të enjten e 12 tetorit në “Air Albania”, do të jetë një “finale” për të besuarit e brazilianit pasi me një fitore finalet e “Euro 2024” nuk do të jenë më një ëndërr.

Pesë ditë më vonë Shqipëria luan përsëri në Tiranë përballë Bullgarisë, por kësaj rradhe për një test miqësor. Braziliani do të ketë mundësinë të eksperimentojë dhe të provojë ide të reja ndaj fqinjve ballkanas.

FSHF ka publikuar edhe listën e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo i cili vjen me ndryshime teksa Arbnor Muçolli dhe Armando Broja rikthehen me fanellën kuqezi.