Shkencëtarët po paralajmërojnë se pritet të dalin variante të tjera të Covid-19, përveç Omicron.

“Sa më shpejt të përhapet Omicron, aq më shumë mundësi ka për mutacion, potencialisht duke çuar në më shumë variante”,-u shpreh Leonardo Martinez, një epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Bostonit.

Ndërsa një tjetër studiues, Stuart Campbell Ray u shpreh se këto infeksione janë shumë të gjata dhe me rritje të mundshme të varianteve të reja.

“Janë infeksionet më të gjata dhe të vazhdueshme që duken të jenë bazat më të mundshme për rritjen e varianteve të reja”,-theksoi eksperti i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Këto paralajmërime vijnë pasi nuk ka asnjë garanci që variantet e mëvonshme do të shkaktojnë sëmundje më të lehta ose se vaksinat ekzistuese do të funksionojnë kundër tyre.