Alienët po përpiqen të na kontaktojnë, por përpjekjet e tyre janë një humbje kolosale e kohës dhe hapësirës, frikësohen shkencëtarët.
Ata thonë se jashtëtokësorët mund të na transmetojnë mesazhe në grimca drite.
Një raport i ri thotë se alienët inteligjentë kanë më shumë gjasa të përdorin “komunikim kuantik” për të dërguar lajme nga mijëra vjet dritë larg.
Mesazhet transmetohen përmes grimcave të vogla nën-atomike të cilat janë aq delikate sa mund të shkatërrohen në kohën kur të arrijnë tek ne, shkruan The Sun.
Prof Arjun Berera, një fizikan teorik në Universitetin e Edinburgut, tha: “Në parim, duhet të jetë e mundur të zbulohet një sinjal kuantik që vjen nga një trup astrofizik apo edhe një sinjal inteligjent nga një qytetërim jashtëtokësor.”
Raporti, i publikuar në Physical Revieë, tha se teknologjia e re po zhvillohet në mënyrë që shkencëtarët të mund të kërkojnë mesazhe kuantike.