Prej orës 10:00 të mëngjesit ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Por relatori i çështjes, Përparim Kalo i është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.

Përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve. Në këtë mënyrë rupa gjykuese vendosi ndërprerjen e seancës gjyqësore. Mësohet se seanca do të rifillojë në orën 17:30.

Më herët përfaqësuesit e Ilir Metës kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Përparim Kalo, Fiona Papajorgjit dhe Vitore Tushes nga trupi gjykues duke vene ne dyshim legjitimitetin e tyre. Kjo kërkesë e Kreut të Shtetit është hedhur poshtë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.