Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë brenda Kalasë së Gjirokastrës, teksa i shiste një 31-vjeçari, lëndë narkotike ekstazi.
I arrestuari është 27-vjeçari me inicialet D. Ll., banues në Lezhë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit të D. Ll., në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.