Një plagosje me thikë është regjistruar në Sarandë. Një 35-vjeçar, i identifikuar si Besmir Uka, nga Laçi,  ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, në një lokal të sapo inauguruar në Sarandë.

Sherri mes dy të rinjve fillimisht ka filluar në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku 35-vjeçari Besmir Uka është goditur me thikë.

Uka është transportuar në Spitalin Rajonal të Sarandës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili quhet Ermir Shabanaj, 37 vjeç nga Tirana dhe është shpallur në kërkim.

Po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.