Një plagosje me thikë ka ndodhur për motive konkurrence në qytetin e Durrësit gjatë natës së djeshme.

Sipas informacioneve nga policia e Durrësit raportohet se dy personat e përfshirë në konflikt ishin pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje.

Pas sherrit për motive të konkurrencës në treg, shtetasi A. T., rreth 55 vjeç, goditi me thikë shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 1.

Ky i fundit u transporta me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që po vijon puna për arrestimin e autorit të krimit.