Dy të mitur në qytetin e Shkodrës janë përfshirë në një sherr këtë të mërkurë.

Policia konfirmon se dy të miturit kanë përdorur mjete prerëse gjatë sherrit dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Ai është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore dhe siç thonë mjekët 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e Policisë në Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.