Një konflikt mes disa adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë.
Të rinjtë K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Ndal tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë si dhe për H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.
Në gjendje të lirë po hetohet edhe A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.