Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, dy të mitur janë plagosur me thikë dhe janë dërguar ne spitalin rajonal të Shkodrës.

Të plagosurit me inicialet G. M., dhe A. F., janë duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka identifikuar edhe autorin e plagosjes, i cili është me inicialet E. K. 14-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur ‘Stadiumi’, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë)  dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në  zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.