Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka bërë një paralelizëm mes kryeministrit Edi Rama dhe Enver Hoxhes.

Në një reagim ne fb Shehu thote, se ashtu njëjtë si Hoxha me Titon, Rama mendon se Vuçiç po shpëton Shqipërinë, duke i mëshuar idesë së Ballkanit të Hapur. Shehu Shkruan se Rama nuk e gjen shpëtimin te vendet e BE, por te Serbia, që sipas deputetit është e lidhur me Rusinë.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Rama si Hoxha per Titon: Vucic po “shpeton” Shqiperine!!
Hoxha i bente lavde “Bashkimit ekonomik me Jugosllavine” te Titos si shpetimi i yne, Rama sot “Ballkanit te Hapur” alias “Jugosllavia e Re” e Vucicit!
Me habi degjova sot Kryeministrin duke dhene te kuptohej se “shpresa”, qe Shqiperia mos te mbetej pa buke eshte Vucic dhe “Ballkani i tij i hapur”!
Ai, si Tito dikur, me zemergjeresi do te ndaje me ne “Kafshaten”, duke na dhene nje pjese te miellit te kontraktuar nga…..privatet!!
Mos harojme se Sebia furnizohet nga Moska, si me grure e arme!
Keshtu edhe ne cajme sanksionet ndaj Rusise!
O Tempora o Mores.

Pra sipas Rames, dhe ketu ai ka deri diku te drejte, kaq keq eshte katandisur Shqiperia, sa shpetimi i vetem edhe ndaj urise eshte Serbia e lidhur me Rusine.
Rama perseri, shpetimin nuk e gjen tek BE e vendet partnere!
Eshte lideri i Serbise, “Miku” i madh i popullit shqiptar, ish Ministri i propagandes se Milloshevicit, ai qe do te vriste 100 shqiptare per cdo serb te vrare, Vucic, ai qe po na shpeton!!!

Lavdi Vucic-duhet brohoritur tashme!!
Njelloj sic brohoriste vite me pare Hoxha per Titon, edhe mbas krimeve te tij monstruoze ndaj shqiptareve.
Kjo kalon cdo kufi!
Ai “Ballkan i hapur”, qe jo vetem na largon nga BE e Perendimi duke na cuar drejt Rusise e Lindjes, qe na percau me bashkekombasit tane e vendet e tjere ne Rajon, po na renon edhe ekonomikisht, duke goditur direkt prodhimin vendas.
Kjo eshte e verteta, ashtu sic ishte edhe e maredhenive prej skllavi te Hoxhes me Titon e Jugosllavine e atehereshme.

Sot ky “Ballkan i hapur” i Vucicit me zedhenes te vetem te mbetur Ramen, ka ne themel po ato ide serbo madhe te hegjemonise politike e ekonomike te saj, sic kishte dhe “Bashkimi ekonomik me Jugosllavine” i Titos, me megafon Hoxhen.
E keqja nuk paska fund, nqs do te lihet ne rjedhje te lire.
Prandaj ajo duhet ndalur, per tu kthyer sa me pare ne rrugen tone te pa zevendesueshme drejt Perendimit e Europes, drejt zhvillimt ekonomik.