Deputeti demokrat i Qarkut te Gjirokastrës, Prof. Dr. Tritan Shehu, permes nje postimi ne fb ka treguar se mjafton vetëm një problem, siç është mungesa e ujit të pijshëm dhe mashtrimi i qeverisë më ujësjellësa jashtë funksionit si në Këlcyrë dhe në Gjirokastër, që të shtyjnë për t’iu kundërvënë qeverisë Rama.
Ja postimi i plote i Shehut:
Mungesa e ujit, një motiv më shumë për të protestuar më 7 korrik
– Spekullimet për ujësjellesat i lanë pa ujë, banorët e qarkut të Gjirokastrës. Mjaftojnë dy shembuj për të kuptuar realitetin:
1- Këlcyrë, ujësjellësi i përfunduar vetëm 2 vjet më parë me vlerë 2 milionë euro, pothuajse nuk funksionon nga problemet teknike në tubacione, sepse në vend që ata të çojnë ujin tek banorët, plasin kudo duke kthyer në liqene rrugët e trotuaret, duke i dëmtuar rëndë edhe ato.
2- Ujësjellësi i Lazaratit, një investim dhe ai prej rreth 2 milionë euro, cilësia e punimeve të të cilit u kritikua që gjatë tyre. Shumë shpejt, mbas përfundimit ai nuk funksionon për javë të tëra, sepse pompa del jashtë përdorimit….qenka një tip “i veçantë”, pra u duhej kohë për ta zëvendësuar!!! Por duke ditur dhe cilësinë e punimeve të tjera, shumë probleme do të vijojnë. Ndërkaq, banorët e këtyre zonave vuajnë për ujin e pijshëm.
Por jo vetëm ata. Ky problem jetik i mbetur pa zgjidhje është shumë më i gjerë në atë qark. Edhe në pjesë të tjera shumë të gjëra të bashkive të Memaliajt, Tepelenës, Gjirokastrës, Dropullit, Libohovës, Përmetit, vazhdon i njejti problem, mungesa e ujit të pijshëm, veçanërisht gjatë stinës së verës. Edhe ky është një motiv tjetër për të protestuar më 7 korrik.