Janë shpallur në kërkim dy inspektorë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë. Konkretisht inspektorët janë M.A, 30 vjeç dhe N.J 26 vjeç.

Policia deklaron se pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7-katësh ende të papërfunduar, por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur për inspektorët masat e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dyshohet se ata se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022,  për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”,

Sjellim në vëmendje se më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Heshtja”, është arrestuar shtetasja  R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.