Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Sarandës është regjistruar një ngjarje e rëndë. Një 43-vjeçar plagosi me thikë dy fëmijë. Këta të fundit janë vëllezër, ndërsa njëri është identifikuar si shtetasi K.G. 18 vjeç dhe vëllai i tij D. G., 16 vjeç. Autori i sulmit është Ibrahim Duda, 43-vjeçari i shpallur në kërkim që akuzohet se ka plagosur dy vëllezërit.

Duda njihet si përdorues i drogave të forta, teksa është person me precedentë të mëparshëm penal pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë. Duda qëlloi 18-vjeçarin, por kur ndërhyri i vëllai i 18-vjeçarit, e goditi edhe atë me thikë. Të dy të miturit ranë në tokë, ndërsa Duda u largua nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë pasi kanë plagë të mëdha në kraharor. Shkaku i sherrit mes Dudës dhe vëllezërve të mitur nuk dihet ende, teksa policia po heton për rrethanat e ngjarjes.