I ftuar në emisionin Opinion, Kodra bëri apel që kushdo që mundet të kontribuojë për të ndihmuar familjen që do të përballet me shpenzime të mëdha financiare për shkak të trajtimit që do t’i duhet 3-vjeçares.

“Vajza do të ketë, për fat të keq, një rrugë të gjatë rehabilitimi, jo vetëm kockor por dhe fizioterapi e gjëra të tjera. Për këtë arsye, përfitoj nga rasti, kam hapur një llogar GoFund në mirëkuptim të plotë me llogarinë bankare të nënës së vajzës, për ta ndihmuar sepse kostot sipas ekspertëve financiarë dhe atyre që janë të fushës, do jenë tmerrësisht të mëdha. Pa llogaritur, që njëri nga prindërit, në këtë rast nëna, duhet të rrijë minimalisht 1 vit me vajzën pa punuar. Pra tani babait i bie që të bëjë 3 punë”, u shpreh Saimir Kodra.

Edukatorja Majlinda Dehima u arrestua pasditen e sotme nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve. Rasti i dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin pa licencë “Stinët” u denoncua për herë të parë nga emisioni Stop në Tv Klan, ndërsa punonjësit e policisë që morën denoncimin e ngjarjes ditën e parë, janë pezulluar dhe po hetohen për shpërdorim detyre.