Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për shpërdorim detyre.

Ish drejtoresha e ARRSH akuzohet për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.

Pasi u thirr në SPAK për hetimet lidhur me aksin Kardhiq-Delvinë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH Sonila Qatos.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka s’kualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët të paraqitur nga një  kompani.