Policia ka evakuuar banorë nga një zonë e banuar, pasi jane ne rrezik.
Behet fjale per zonen e Porto Romanos në Durrës, pasi është raportuar për rrjedhje gazi nga cisterna e një fabrikë.
Mësohet se fabrika që ka pësuar defektin me rrjedhje e gazit është kompania “Elka”.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
Raportohet se banorët e zonës janë vënë në alarm dhe se i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet, pasi kjo fabrikë ka paraqitur probleme në të kaluarën.
Ndërsa punonjësit e fabrikës po vazhdojnë aktivitetin e punës, me ekpsrtëtë e thirrur nga kompania që po punojnë për të rregulluar defektin.