Busti i Mid’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.

Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit. Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.

Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat tha në një intervistë për Euronews Albania se busti i Mid’hat Frashërit u shkatërrua nga militantë të së majtës ekstreme të frymëzuar nga Edi Ramës.

Sipas Roshit, fjalori i Ramës në kuvend ku i etiketon deputetët ballistë, duke e përdor këtë emërtim me konotacion negativ, ka ndikuar në këtë sulm.