Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, gjirokastritja Ornela Çuçi, është shkarkuar nga detyra.
Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave.
Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.