Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Përmes nje postimi në fb, Shehut shprehet se ky veprim i Ramës do i hapte rrugë një aventure drejt kanabizimit të plotë të vendit.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
Sipas Rames “Populli vendosi qe Shqiperia te quhet Republika e Kanabisit”
Legalizimi i “kanabisit mjekesor”, nje aventure drejt kanabizimit te plote!
“Populli paska vendosur qe Shqiperia te mbushet me droge”, kur siperfaqja e mbjelle me kanabis me 2021 ishte 50% me e madhe se ne 2020.
Kur i gjithe ky proces kanabizimi ka shtuar varferine, demtuar rende bujqesine…
Ka forcuar vetem grupet kriminale, qe tashti u dashkan “legalizuar”!
Kerkohet keshtu t’i hidhet nje “kocke pa mish” shqiptareve per tu hequr mendjen nga varferia, e mashtruar edhe per disa kohe me iluzione te rrezikeshme.
Sepse e verteta eshte krejt ndryshe nga ajo qe servir Rama si mrekulline e mireqenies:
1-Kanabisi mjekesor aktualisht ka perdorim shume te kufizuar ne mjekesi, ne nivel eksperimental, vecanerisht komponenti i tij „dronabinol” mbas perpunimit, per fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe ne sklerozen multiple, sipas vete FDA.
2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese te kanabisit.
Por dhe tregu boteror eshte shume i kufizuar.
Italia psh prodhon sasi te vogla nen kontrollin e ushtrise e rrezoi idene e legalizimit.
3-Si pasoje perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.
4-Te pranosh Ramen kur thote se “Kanabisi mjekesor” do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fanta shkence.
Ne Shqiperi ku shteti eshte i kriminalizuar, kjo do te thote “t’i varesh ujkut melcite ne qafe”.
Shikoni vetem “tymin”, qe del prej shkollave nga perdorimi i kanabisit aty prej moshes 13-14 vjec…
Neser e gjithe Shqiperia do te mbulohet me kete tym.
5-Pra keshtu i hapet rruga „licensimit“ te disa grupeve kriminale, gje qe con ne:
–„Legalizimin“ e kriminalitet dhe te grupeve prodhuese e trafikuese.
–Cfrytezimin tashme ne “le
galitet” si bujkrober te fshatareve, qe nuk do te perfitojne asgje, perkundrazi do tu renohet dhe aktiviteti normal bujqesor e blegtoral.
–Ne promocionin social te droges Kanabis, kur dhe aktualisht ky eshte nje problem shume i madh kriminal, shendetesor e social.
–Ne shkaterrimin e imazhit te vendit, te maredhenieve me partneret e demtimin e procesit tone te integrimit europian.
Kjo eshte e verteta e ketij teatraliteti te pa pergjegjeshem, por me pasoja te renda, qe po ndodh dhe po na con drejt shpalljes se:
“Republikes se Kanabisit” ne emer te popullit nga Rama…si dikur!