Kryeministri Edi Rama gjatë një takimit me operatorët turistikë në Gjirokastër ka thënë se shtëpitë e vjetra nuk mund të mbahen peng nga pronarët sepse janë një trashëgimi jo vetëm e shqiptarëve, por e gjithë botës.
”Këto shtëpi nuk janë thjesht shtëpi të pronarëve, janë trashëgimi jo e shqiptarëve, por trashëgimi botërore. Gjirokastra është trashëgimi botërore. Ti nuk mund ta mbash shtëpinë peng dhe të thuash jo nuk e jap unë sepse je i detyruar dhe do të gjejmë një sistem që do të jetë më detyrues siç i kanë vendet e tjera”, u shpreh kryeministri Rama.