Në një takim në ditën e sotme me biznesin e vogel, kryeministri Edi Rama, është shprehur se 30 mijë lekëshi i dhënë nga qeveria për tre muaj, nuk është pak, pasi ai e ka llogaritur që me rritjen e çmimeve mund të shtyhet ushqimi në muaj me mesatare 25 mijë lekë dhe maksimumi 30 mijë.
“30 mijë lekë plus të vjetra për tre muaj. Janë ca që thonë pse me 30 mijë lekë , por pse 30 mijë lekë. Nga llogaria e bërë për çmimet e ngritura te shportës, është 25 mijë lekë, mesatarja e nxjerrë nga instati. Me këtë 30 mijë leksh ne garantojmë ushqimin. Ne garantojmë që të gjithë ata pensionistë që përfitojnë të mos ketë problem ushqimin për shkak të goditjes nga kriza e çmimeve.”, -u shpreh kryeministri Rama.