Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me temën aktuale të rritjes së çmimeve, duke specifikuar në përgjigjen e tij, çështjen e energjisë.
Sipas tij, pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë në treg, familjarët dhe biznesi i vogël nuk e kanë ndjerë ndryshimin, për shkak të politikave që ka ndjekur qeveria.
Rama kërkon t’i bindë qytetarët duke pritur prej tyre që të shohin dhe realitetin e vendeve fqinje, si dhe sugjeron që të qëndrojnë kurajoz e me dinjitet në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota.
“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: