Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në një telefonatë se Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe kërkesat e Moskës përmbushen.
Rusia vazhdon të këmbëngulë se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special.
Ky operacion speacial sipas Putinit është i nevojshëm për të “denazifikuar” vendin, raporton BBC.
Gjatë bisedës me homologun e tij Erdogan, Putin tha se operacioni po shkonte sipas planit dhe se ai shpresonte se negociatorët ukrainas do të kishin një qasje më konstruktive në bisedime dhe do të merrnin parasysh realitetin në terren.