62-vjeçari me inicialet B. D., është arrestuar në Fier nën akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Mësohet se 62-vjeçari është pronari i fabrikës së përpunimit të vajit ku para dy ditësh ndodhi incidenti ku 65-vjeçari me inicialet T. C., ra nga skela.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. 62-vjeçari (pronari i fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.