Qytetarët kanë protestuar sot për ditën e gjashtë me radhë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.
Sot protestuesit i kanë adresuar tre kërkesa qeverisë, ku përfshihet heqja e TVSH-së për karburantet, pezullimi i përkohshëm i akcizës së naftës si dhe miratimi i ligjit për minimumin jetik.
Qytetarët i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri ditën e premte për të plotësuar këto tre kërkesa, ndërsa shprehen se nëse nuk realizohen, kreu i qeverisë të japë dorëheqjen.
Heqjen e tvsh-së për naftën, pezullimin e përkohshëm të akcizës, miratimin e ligjit për minimumin jetik. Afati për realizimin e këtyre tre kërkesave është deri në fund të javës, deri në datë 18.3.2022. Mos realizimi i këtyre konverton në dorëheqjen e kryeministrit Rama’, ishte deklarata e bërë nga protestuesit.