Kryetari i Partisê Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sonte ne proteste se e ka gati programin per mandatin e pare ne pushtet nese do te marre besimin per t’u rikthyer.

“I bëj thirrje cdo shqiptari që sot të mos shohë veten si demokrat dhe socialist, por vetëm si shqiptarë.

Burgosi liderin e opozitës sepse e di që nëse ai është i lirë nuk i fiton kurrë zgjedhjet dhe harroje Edi Rama se do të fitosh zgjedhjet.

Bashkimi i PD-së ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Ky unitet në diversitet që është dhurata më e çmuar, është kjo demokraci e brendshme që do ta aplikojmë në qeverisjen tonë dhe do të jetë më e shkëlqyera që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Kjo qeverisje do të shpëtojë Shqipërinë. Motoja jonë do të jetë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Brenda një mandati do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet, të vendosim minimumin jetik.

Do të ulim taksën e sheshtë në 10% do të ecim të sigurt drejt mesatares së rrogës në BE. Ku do i gjejmë këto para më thoni mua?

Këto para janë të gjitha, nuk janë as 40% të atyre që vjedh Rilindja duke ndërtuar rrugë me 10-15-fishin që ndërtohen në Europë.

Që vjedh Rilindja me djegësat, sterilizatorët dhe PPP-të, por edhe luksin e shfrenuar. Rrogat e trefishta nuk janë fantazi, nuk janë utopi, janë rrogat që duhet të kishit ju sot” tha ai.