Në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend, vihet në dukje që krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje mbi 36% të denoncimeve që vijnë nga nëpunësit publikë për vepra penale korruptive.

“Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019”, – thuhet në raportin e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme.