Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në ngarkim të shtetasit M. Ç., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.