Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka vjedhur një bagëti, në banesën e shtetasit E. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.