Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 55 vjeç, banues në fshatin Kordhoc, Lazarat, pasi gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, është konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.