Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Procedimi penal filloi pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin e markës “Volkswagen”, i cili rezulton i vjedhur në Francë.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.