Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Asim Zenel, Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.