Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin me iniciale A. S., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhjetëra doza lënde narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis, një sasi farash kanabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.