Jane proceduar nga Policia e Gjirokastres tre shtetas me banim ne Gjirokaster, pasi akuzohen per prishje te qetesise dhe mosbindje te policise.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve G B., 28 vjeç, G. S., 36 vjeç dhe B. B., 37 vjeç, të tre banues në Gjirokaster, pasi këta shtetas, në mesnatë, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, kanë prishur qetësinë publike, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre.