Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetaren e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.

Presidenti Meta shkruan se gjatë takimit është folur për lidhjet e ngushta historike mes dy popujve dhe se të gjithë se bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona.

“🇦🇱🤝🇬🇷 Pata kënaqësinë të prisja sot në një takim Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, znj. Merope Hydraiou.

Folëm për lidhjet e ngushta historike midis dy popujve tanë fqinj dhe për mundësitë për të promovuar këtë lidhje dhe bashkëpunim midis dy vendeve tona.
Të gjithë së bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona, mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Është shumë e rëndësishme të zhvillojmë dhe promovojmë aktivitete kulturore midis Korfuzit dhe bashkive të vendit tonë, me Bashkinë e Tiranës por edhe me Bashkitë fqinje, si Saranda e Gjirokastra, dhe po ashtu të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të nismave rajonale, mesdhetare dhe ato të Bashkimit Europian”, shkruan Presidenti Meta.